Telegrafi

Aurela Hoxha dhe këngëtari shqiptar çift i ri (Foto)

Rrjetet sociale sot janë bërë të parezistueshme për çdo kë, përfshirë edhe personalitete e njohur shqiptare.

E këtyre nuk mund t’iu shmangen as këngëtari Alban Ramosaj si dhe modelja Aurela Hoxha.

Këta dy të fundit kanë publikuar ndaras fotografi në llogari personale në Instagram, transmeton Telegrafi.

Megjithatë imazhet e ndara me ndjekësit në rrjetet sociale kanë një të përbashkët, pasi i kanë bërë bënë të njëjtin vend dhe të njëjtën kohë.

Kjo ka shtuar dyshimet se ata janë në lidhje, pasi në çdo vend ku Albani publikoi imazhe, në të njëjtin vend publikoi edhe Aurela.

Mbetet të shihet në ditët në vazhdim se si do të zhvillohet ngjarja apo do të jetë vetëm strategji për të qenë në qendër të vëmendjes së medieve. /Telegrafi/