Telegrafi

Aurela Gaçe ‘thumbon’ Marinën, ia kujton këngën ku Geti i këndonte asaj (Video)

Këngëtarja Aurela Gaçe ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor në treg.

Për momentin, ajo i është përkushtuar maksimalisht familjes dhe palestrës, pas qëllimit që ia ka vënë vetes për të kthyer në formë trupin e saj pas shtatzënisë.

Lexo po ashtu Arvizu takon Aurela Gaçen, këngëtarja e emocionuar: Faleminderit mik! (Foto)

Aurela është shumë aktive në rrjetet sociale, dhe ndan thuajse çdo ditë me ndjekësit e saj fotografi të ndryshme nga përditshmëria apo video të vjetra nga e kaluara e saj.

Së fundmi, ajo ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një video, ku shfaq këngën “Little Mommy” të kënduar shumë vite më parë nga Tingulli 3nt dhe Stine.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Në një pjesë të kësaj kënge citohen vargjet: “Unë nxe (zë) femra si Aurela Gaçe e as po t’lypi ty zemër me t’puth në faqe “, vargje me të cilat Aurela vendosi të “thumbojë” paksa me shaka moderatoren Marina Vjollca e cila tani është e dashura e Getoar Selimit, duke i thënë se ato të dyja ngjajnë shumë.

Ndërkohë ajo nuk ka lënë pa përmendur edhe kantautorin Stine, i cili gjithashtu siç e ka quajtur këngëtarja Gaçe, ka qenë “partner në krim”, pasi është një nga krijuesit e kësaj kënge. /Telegrafi/