Telegrafi

Aurela Gaçe, Sidrit Bejleri, Bes Kallaku e Valbona Selimllari dhurojnë gjak për fëmijët me talasemi

Figurat publike e në veçanti artistët janë ata që gjithmonë ua vënë një qëllim vetvetes – të jenë socialë me të tjerët.

Ndërmarrja apo përfshirja në kauza sensibilizuese ndikon edhe artdashësit, duke bërë që edhe ata të iu bashkohen fushatave të tilla.

Së fundmi, kanë qenë këngëtarët Sidrit Bejleri dhe Aurela Gaçe, humoristi Bes Kallaku e prezantuesja e njohur, Valbona Selimllari, ata të cilët kanë dhënë një shembull të mirë për fansat.

Personazhet në fjalë i janë bashkuar Klinikës “Keit” dhe Kryqit të Kuq Shqiptar për të dhuruar në gjak, në ndihmë të fëmijëve që vuajnë nga Talasemia.

Kjo e fundit është një sëmundje gjaku, nga e cila njerëzit që vuajnë nga ajo, kanë nevojë për transfuzione të shpeshta gjaku dhe terapi të veçantë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Talasemia, sëmundje që e bën një njëri të jetë gjithmonë në nevojë për gjak, përndryshe… Imagjinoni që ka edhe shumë fëmijë që përballen me këtë nevojë jetike”, ka shkruar Aurela Gaçe si një mesazh ndërgjegjësues këtë mbishkrim në fotografi.

Fansat e shumtë të personazheve në fjalë, i kanë komplimentuar për gjestin e bërë, i cili është për tu duartrokitur. /Telegrafi/