Këngëtarja e njohur, Aurela Gaçe, ka reaguar gjithashtu ndaj deklaratave skandaloze të bëra ditëve të fundit nga kreyministrja serbe, Ana Brnabiq.
Ajo i quajti shqiptarët njerëz të malit, dhe kundrejt kësaj deklarate pati reagime të shumta në rrjetet sociale nga personazhe të shumta.
Së fundmi, edhe këngëtarja e njohur, Aurela Gaçe, ka vendosur të bëjë një reagim për fansat e saj në rrjetin social Instagram.
Ajo e zgjodhi një citat të shkrimtarit të njohur Gjergj Fishta, ku thotë: “Kur sllavët erdhën nga shpellat e Uralit, shqiptarët kishin kryer ciklin dymijë vjeçar të qytetërimit të lashtë”.
Me këtë, Aurela ka dashur të bëjë të qartë rrënjët tona etnike.
“Kot po i kthejmë një përgjigje kësaj, në fakt as duhet të merremi fare me të, po hajt meqë na përmendi, t’ja kthejmë me të vërteta historike”, ka shkruar Gaçe në Instastory. /Telegrafi/