Telegrafi

Aurela Gaçe publikon prapaskenat e frikshme të realizimit të klipit të fundit (Video)

Aurela Gaçe dhe Fifi kanë sjell bashkëpunimin më të ri muzikor.

“S’nuk”, titullohet kënga më e re e dyshes të cilën e kanë shoqëruar me videoklip.

Por, videoja ka përmbajtur edhe një skenë mjaft të rrezikshme për këngëtarët, prapaskenat e të cilave i ka bërë publike Aurela.

Ishte pikërisht një skenë mbi pemët e larta në gjirin e Lalëzit ajo që ka bërë përshtypje, ku dy këngëtaret ‘qëndronin’ në ajër përmes vinçave dhe skeleve në lartësi mbi 16 metrash.

Ndryshe, kënga deri më tani është shikuar mbi 425 mijë herë në YouTube. /Telegrafi/