Telegrafi

Aurela Gaçe performon para publikut me duvak (Foto)

Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe vazhdon të jetë shumë e pëlqyer dhe e kërkuar nga publiku.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj dhe aktivitetet muzikore.

Së fundmi, Gaçe ka publikuar InstaStory disa fotografi nga koncerti i saj më i fundit, ku duket të ketë qenë mjaft i suksesshëm.

E veçanta e performancës së mbrëmshme duket të ketë qenë fakti që këngëtarja ka performuar me duvak para fansave të saj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ajo duket të ketë kënduar këngën “Fustani”, të cilën ajo e publikoi këtë vit dhe u pëlqye shumë nga publiku. /Telegrafi/

Aurela Gaçe performon me duvak para publikut. Burimi i fotos: InstaStory