Telegrafi

Aurela Gaçe ndalon koncertin, bën 30 pompa para publikut (Video)

“Çmenduritë” e saj nuk kanë fund!

Kur është fjala për këngëtaren Aurela Gaçe çdo gjë është e pritshme prej saj në skenë.

Ajo është shumë energjike, gjersa di të dhurojë gjithmonë spektakël për publikun që e ndjek, shkruan Telegrafi.

Së fundmi në një nga koncertet e saj, energjinë e madhe të skenës, përveçse në këndim, këngëtarja e ka “konvertuar” edhe në një aktivitet fizik.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Në një moment, ajo është ndalur para publikut të saj në koncert, duke bërë gjithsej 30 pompa.

Dhe menjëherë pas pompave ajo vazhdon shkrundjet e dridhjet para publikut si një ‘vullkan i pashuar’.

Gjithë këtë skenë, këngëtarja Gaçe e ka ndarë me fansat përmes një videoje të publikuar në llogarinë e saj personale në Instagram. /Telegrafi/