Site icon Telegrafi

Aurela Gaçe kujton me emocion mikun e saj të ngushtë: E ndjej sa herë që këndoj në skenë prezencën e Dr.Florit (Foto)

Lajmi për vdekjen e artistit Dr.Flori mërziti shumë artdashës shqiptarë.

Këngëtari i cili karrierën e zhvilloi në grupin “West Side Family” u shua tri vite më parë, duke lënë prapa gruan dhe fëmijët e tij.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Të mërzitur për humbjen e tij janë ndjerë edhe shumë artistë, njëherit miqtë më të afërt të tij.

I ndjeri Dr.Flori që vdiq nga mbidoza tri vite më parë

Këngëtarja Aurela Gaçe është njëra ndër to, e cila nuk harron asnjëherë që ta përmend mikun e saj të ngushtë, me të cilin kishte ndarë shumë kujtime bashkë.

Së fundmi, përmes një fotografie të publikuar në Instagram, ku shkruan disa fjalë të sinqerta për Dr.Florin me përmallim për mungesën e tij.

“Gjithmone bashke @westsidefamilyofficial . Ne jemi ne skene e Blerina, nusja e mikut tone Dr.Flori, na xhiron e ndezur mban driten e shpirtit. Se di pse , sa here kendoj kenget e grupit tuaj edhe kur ju nuk jeni ne skene me Mua, une ndjej prezencen e Florit. E kjo me shtohet me shume kur ngjiteni ne skene e publiku kendon ne kor me ju.. .eshte nje ndjesi qe une s’arrij t’a pershkruaj ekzaktesisht. Faleminderit miqte e mij qe u bashkuat ne skene me mua per ate publik qe ju do e I kendon kenget nje zeri. Shume dashuri. @landifornia @armirshahini @blerinakondi dhe #Dr.Flori me shpirtin e tij derdhur ne vargje e muzike”(sic.), ka shkruar këngëtarja Gaçe në Instagram. /Telegrafi/

Exit mobile version