Telegrafi

Aurela Gaçe ‘kërcënon’ me vdekje aktorin e “Portokallisë” (Video)

Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe është shumë aktive në rrjetet sociale.

Ajo ndan me fansat herë pas here fotografi të ndryshme nga jeta e përditshme, gjersa i pëlqen që të publikojë edhe fotografi nga arkivat.

Një video e publikuar në rrjetin social Instagram nga aktori i “Portokallisë” Rezart Valeshnja, ku shihet duke e imituar atë, mesa duket e ka bërë shumë për të qeshur këngëtaren.

Lexo po ashtu Prapa në kohë: 'Metamorfoza' e Aurela Gaçes (Foto)

Kjo e fundit e ka shpërndarë videon me fansat në Instagram, gjersa e ka “kërcënuar” aktorin e e njohur për rolin e tij si “Betim Spërdhima” se do ta ‘vrasë’.

“A ta vras a po ta lë, gjej vend dhe futu o Betim Sperdhima”, shkruan Aurela Gaçe në mbishkrimin e videos. /Telegrafi/