Këngëtarja e mirënjohur Aurela Gaçe ishte gjate ditës se djeshme në qendër të mediave, kësaj here për një sherr ortakërie, të supozuar, mes saj dhe bashkëpunëtorëve tek club-i, Endri dhe Stefi Prifti.
Sipas shkrimeve në media, mes vlonjates dhe korçarëve ka pasur mosmarrëveshje dhe për këtë shkak ishte vënë në diskutim ndarja e biznesit.
Por me sa duket lajmet nuk qenkëshin të vërteta. Megjithatë, duket se ato e kane shqetësuar Aurelën, e cila ne fakt piken e shqetësimit e ka te ulet, çka e ka shtyre te japë një panorame te situatës se marrëdhënieve me dy vëllezërit korçare, përmes një postimi ne rrjetin e saj social.
“Sherr Sherr… Oh çfarë qejfi e. Oh ç’u kënaqem. Meqë na nxjerrin lajme te tilla, falënderojmë mendjet pjellore për këto lajme qe na bëjnë reklame. I ftojmë ” thashethemexhinjte ” te vijnë te kalojnë disa ore të bukura me ne, aty, pikërisht aty ne Crazy Calvin. Mbase edhe u japim ndonjë interviste, qe ti marrin infot nga burimi. Stefi Prifti Prifti? A i qerasim ne? Se po na bëjnë goxha reklame”, shkruan me pak ironi, ndonëse te sforcuar, vullkani prej Vlorë.