Telegrafi

Aurela Gaçe dhe Stine përfshijnë Dr.Florin në projektin e ri muzikor “SFL”

Foto: YouTube

Ashtu siç është paralajmëruar, Stine dhe Aurela Gaçe, kanë prezantuar projektin e ri muzikor.

Pjesë e këngës është edhe i ndjeri, Dr. Flori, edhe pse jo fizikisht, por me zërin e tij të regjistruar para se të vdiste.

Teksti është shkruar nga Stine, Dr.Flori, Aurela dhe këngëtarja e njohur, Rozana Radi.

Dr.Flori me të bijën (Foto: YouTube)

Për ‘beat’-in është përkujdesur Stine Records, gjersa i njëjti u kujdes edhe për producimin e këtij projekti.

Videoja atraktive i është besuar produksionit, “Estia Film.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
flori

Në fillim të klipit shfaqet edhe vajza e Dr.Florit me artistin që duket të jetë realizuar më parë.

Kujtojmë që Dr. Flori vdiq në nëntor të vitit 2014 nga mbidoza. /Telegrafi/