Ashtu siç është paralajmëruar, Stine dhe Aurela Gaçe, kanë prezantuar projektin e ri muzikor.
Pjesë e këngës është edhe i ndjeri, Dr. Flori, edhe pse jo fizikisht, por me zërin e tij të regjistruar para se të vdiste.
Teksti është shkruar nga Stine, Dr.Flori, Aurela dhe këngëtarja e njohur, Rozana Radi.
Për ‘beat’-in është përkujdesur Stine Records, gjersa i njëjti u kujdes edhe për producimin e këtij projekti.
Videoja atraktive i është besuar produksionit, “Estia Film.
flori
Në fillim të klipit shfaqet edhe vajza e Dr.Florit me artistin që duket të jetë realizuar më parë.
Kujtojmë që Dr. Flori vdiq në nëntor të vitit 2014 nga mbidoza. /Telegrafi/