Këngëtarja Aurela Gaçe ka qenë mjaft e angazhuar këtë verë.
Fillimisht ajo publikoi një bashkëpunim shumë të suksesshëm me Fifin, ndërsa pastaj vazhdoi angazhimin e saj nëpër dasma dhe koncerte.
Gjithmonë te publiku zgjon kureshtje edhe dukja e saj, pasi Aurela kujdeset që të duket gjithnjë elegante dhe joshëse në çdo paraqitje.
Së fundmi, ajo ka publikuar një kolazh me fotografi në InstaStory, ku shfaq dukjen e saj me dhe pa makijazh.
Vlen të përmendet se dukja e saj natyrale nuk dallon shumë nga ajo kur këngëtarja grimohet, kjo pasi Gaçe duket bukur edhe në versionin “ujë e sapun”.
“Në çdo kohë do të jem kjo që jam, kush nuk më ka kuptuar deri më tani, kurrë mos më kuptoftë”, ka shkruar Aurela në mbishkrimin e fotografisë. /Telegrafi/