Aurela Skandaj merret modën dhe fotografinë, ndërsa është bërë e popullarizuar falë kanalit të saj në YouTube ku numëron mbi 156 mijë ndjekës.
Njëherësh, ajo është mjaft e ndjekur edhe në Instagram, ku numëron mbi 205 mijë fansa.
Bukuroshja ka lindur në Shqipëri, ndërsa qe një kohë të gjatë jeton në Bruksel të Belgjikës.
Kanalin e saj në YouTube e ka hapur në tetor të vitit 2005, ndërsa veten e përshkruan si impulsive, spontane dhe të shoqërueshme.
“Flas shumë, ha shumë. Më pëlqejnë ëmbëlsirat, në veçanti ato belge, por jo edhe gjësendet e kripura”.
“Kënaqem në fustane të ngushtë dhe tuta, por nuk më pëlqen palestra. Po ashtu, e dua muzikën, Bruno Marsin dhe këngëtarët që më bëjnë të vallëzoj”.
“Po ashtu, më pëlqen të udhëtoj, t’i hulumtoj vendet e reja dhe kulturat e tyre”, ka deklaruar Aurela, citon klix.ba. /Telegrafi/