Telegrafi

Aulona Muhadri: Në Qipro udhëtojmë me synime të qarta

(Foto: basketbolli.com)

Është duke vazhduar faza përgatitore e Përfaqësues A te Femrat tash e disa ditë.

Vashat Dardane janë duke zhvilluar stërvitje çdo ditë në dy orare të ndryshme në Pallatin e Rinisë në Prishtinë për tu paraqitur në formën më të mirë në FIBA Kampionatin Evropian të Shteteve të Vogla, që do të mbahet në Qipro nga 28 qershori deri më 3 korrik.

Se duan paraqitje të mirë e ka konfirmuar edhe basketbollistja Aulona Muhadri. “Këtë vit nuk do të shkojmë vetëm për të marrë pjesë, por edhe të kemi rezultate të mira e pse mos të kthemi edhe me titull”, është shprehur Muhadri për faqen zyrtare të FBK-së.

Ajo tutje ka falënderuar të gjithë ata që i kanë përkrahur vazhdimisht vashat Dardane.

Gjithashtu qendra luftarake ka folur edhe rreth ndjenjës së përfaqësimit të shtetit.

“Kur jemi në punë gjatë procesit nuk është që e vëren shumë këtë përgjegjësi, por kur jemi në lojë është ndjenja më e mirë që mund t’i ndodh një sportisti që ta përfaqësoj shtetin, ka thënë Aulona.