Është zbuluar koncepti i një motoçiklete, që duket e pazakontë në krahasim me modelet e tanishme në treg.
Damien Vizcarra, që është në krye të dizajnërevë te kompania gjermane Audi, është krijuesi i këtij modeli, transmeton Telegrafi.
‘Audi RR koncept Bike’ është krijim që pritet të revolucionarizojë formën e këtyre makinave të shpejta.
Megjithëse është ende në faza të ilustrimit, dhe duket diçka e paarritshme, ekspertët mendojnë se një ditë mund të ketë një motoçikletë të tillë.
Në anën tjetër, zyrtarë të kompanisë nuk kanë dhënë asnjë informatë rreth këtij publikimi. /Telegrafi/