Kompania Audi ka publikuar konceptin e modelit të mahnitshëm, që do të lansohet pas katër vitesh.
Vetura UNO do të jetë një lloj ‘kapsule’ e cila kërkon një kohë të madhe derisa të prodhohet, sepse gjithçka do të jetë e punuar me dorë, transmeton Telegrafi.
Nuk bëhen të ditura detajet e kësaj veture luksoze, i cila nën ‘guaskën’ e vendosur përpara do të ketë motorin e fuqishëm.
Por kjo pjesë e veturës, do të jetë e ndarë nga pjesa ku qëndron shoferi dhe pasagjerët, raporton Car Magazine.
Linjat e theksuara në mënyrë të fortë, do të jenë tipari kryesor i modelit, që ka një bordurë me ngjyrë të bardhë, për ta bërë më të butë dhe të këndshme.
Kabina e pasagjerëve është e mbuluar me një xham të mençur, që nga brenda shfaqë gjithçka, por njerëzit që janë jashtë nuk mund të shohin asgjë. /Telegrafi/