Audi po futet në garat e Çmimit të Madh, teksa 13 herë fituesi i Le Mans e zhvendos fokusin e tyre në drejtim të Formula 1 nën rregullat e reja për motorat hibrid.
Drive raporton se përfshirja e Audi në garat e Formula 1 është lëvizja e parë në planet e kompanisë ëmë, gjigantit gjerman Volkswagen, e cila do ta përfshijë edhe Porschen dhe do të fokusohen edhe në karburantet sintetike të qëndrueshme dhe në teknologjinë e avancuar hibride.
Audi nuk do ta prezantojë ekipin e vet në këtë sport, por do të bashkëpunojnë me një ekip ekzistuese – dhe do të zhvillojë motorët e vet turbo dhe sistemet hibride, transmeton Telegrafi.
Prodhuesi i veturave thotë se deri në fund të vitit ata nuk do ta konfirmojë partnerin e tyre të Formula 1, por që pritet që do ta zgjedhin ekipin e Sauber nga Zvicra, të cilët momentalisht garojnë me markën Alfa Romeo.
Plani i Porsche – ende në pritje të konfirmimit pas disa shtyrjeve mbi një njoftim zyrtar – është planifikuar që kompania e veturave sportive të bëjë partneritet me ekipin e Red Bull Racing, e cila kryeson Kampionatin e Formula 1 këtë vit.
Përpjekja e Audi shënon një ndryshim sizmik, pasi kompania ka përqendruar më parë përpjekjet e saj të motorsportit në Le Mans – ku fitoi 13 herë dhe filloi teknologjinë hibride dhe dizel-hibride – dhe garat e veturave të modifikuara, duke përfshirë serinë Super Touring që fitoi në Australi në vitet 1990.
“Formula 1 është edhe një skenë globale për markën tonë dhe një laborator zhvillimi tejet sfidues. Kombinimi i performancës së lartë dhe konkurrencës është gjithmonë një shtytës i inovacionit dhe transferimit të teknologjisë në industrinë tonë”, deklaroi udhëheqësi i Audi, Markus Duesmann.
“Me rregullat e reja kjo do të thotë se tani është koha e duhur që ne të përfshihemi. Në fund të fundit Formula 1 dhe Audi ndjekin qëllime të qarta qëndrueshmërie”, shtoi ndër të tjera ai.
Konfirmimi i marrëveshjes me Audi erdhi sot në nga pista Spa-Francorchamps, ku gjatë kësaj fundjave do të mbahet Çmimi i Madh i Belgjikës. /Telegrafi/