Site icon Telegrafi

Audi shtyn lansimin e limuzinës elektrike deri më 2027, A8 mbetet në treg  

Elektrifikimi në tregun evropian nuk është duke shkuar sipas pritjeve, e këtë më së miri e dëshmon rasti më i fundit që vjen nga Audi.

Kompania gjermane ka vendosur ta shtyjë lansimin e modelit të ri të paralajmëruar në vitin 2021 me konceptin Grandshpere, transmeton Telegrafi.

Kështu A8 do të vazhdojë të jetë në ofertë. Ndryshe pasuesi elektrik i “tetëshes” ishte paralajmëruar për vitin 2024, por lansimi i tij duket të jetë shtyrë për 2027.

Gjenerata e katërt e Audi A8 u prezantua në vitin 2017, kështu që me gjasë do të prezantohet edhe një model i rifreskuar.

Zëdhënësi i Audi tha për Auto Motor und Sport se nuk planifikojnë të ndalin prodhimin e A8 duke theksuar kështu shitjen rekord në Kinë.

Me këtë  veprim, BMW dhe Mercedes, do të mbesin përfaqësuesit e vetëm gjermanë në fushën e veturave luksoze elektrike siç janë modelet i7 dhe EQS.

E në Audi aktualisht operojnë veturat elektrike E-Tron GT dhe A6 E-Tron. /Telegrafi/

Exit mobile version