Epoka dixhitale ka frymëzuar prodhuesit e veturave për të ridizajnuar logot e tyre gjatë viteve të fundit, dhe Audi është tani në mesin e tyre.
Shumë kompani zgjodhën një dizajn dy-dimensional që i bënte logot të qëndrueshme në të gjitha mediat, nga ekranet e kompjuterit deri te grila e përparme. Audi i është bashkuar tani trendit dhe prezantoi një dizajn të ri logoje 2D për automjetet dhe markën e tij.
Katër unazat janë ruajtur, por stili i përgjithshëm është shumë më “i sheshtë”. Dizajneri i Audi, Andre Georgi tha se logoja e re është “dukshëm më moderne” se ajo që zëvendëson. Ideja e logos 2D të Audit daton në vitin 2016, por ajo mori vrull në vitin 2020 kur prodhuesi gjerman i veturave filloi të rimendonte identitetin e korporatës. Më pas u vendos që të katër unazat të duken gjithmonë dhe kudo njësoj.
Logoja e re, më e sheshtë e Audi nuk përmban krom, dhe në vend të kësaj kompania zgjodhi një pamje bardh e zi me kontrast të lartë. Kompania do të vazhdojë t’i lejojë klientët të zgjedhin unaza në të zezë, por në fakt është një version në të cilin ngjyra e bardhë do të zëvendësohet me gri të errët.
Logoja e re e Audit përkon me standardizimin e fotonit të përdorur jashtë dhe brenda. I quajtur “Audi Type”, klientët do të fillojnë ta shohin atë në shtyllat B të modeleve të reja të Audi, si dhe gjetkë.
Megjithatë, katër unazat që përbëjnë logon janë të pazëvendësueshme, duke përfaqësuar bashkimin e katër prodhuesve të veturave në vitin 1932 në Auto Union. Kjo kompani më vonë u bë Audi siç e njohim ne sot.
Para Audi, dizajni i logos u ndryshua nga Volkswagen, BMW, Nissan, Skoda, Kia, Peugeot, Renault, General Motors, Buick dhe të tjerë. /Telegrafi/