Ky SUV i teknologjisë së lartë, do të jetë edhe pjesë e një serie prej pesë episodesh, që fillon në fund të muajit
Prodhuesi gjerman Audi, ka nisur të tregojë detaje të modelit Q8, që prezantohet zyrtarisht gjatë muajit që vjen, transmeton Telegrafi. Siç pritej është i lëmuar dhe me shumë stil, tavan sportiv të pjerrët, linja të mprehta dhe sistem të veçantë për nxjerrjen e gazrave, që kanë formë trapezi. Sikurse Q7 edhe Q8 do të ketë një dritë të pasme të kapur, ndërsa format muskulore, i japin dukje shumë më sportive.
“Sigurisht nuk është një ujk nën lëkurën e deles, por një SUV me dizajn të kupesë”, thuhet në një postim të llogarisë së Audi-të në Facebook. Kjo makinë, do të jetë në fokus gjatë një serie me pesë episode të quajtur ‘Q8 Unleashed’, ku si temë është kidnapimi.
Protagonistët do ta përdorin makinën për të ndjekur dhe sipas të gjitha gjasave, të dalin fitimtarë. E tëra mësohet kur të fillojë transmetimi më 21 maj, ndërsa përfundon më pesë qershor, pak kohë para prezantimit zyrtar të Q8. Gjë që lë të kuptohet, se në film do të shohim elemente të shumta të makinës, por asnjëherë në tërësi. /Telegrafi/
https://youtu.be/OfmI_H0mH34