Modeli i ri RS7, mund të ketë stil shumë në ndryshe
Në momentin që u bë e ditur se do të vijë një model i ri i RS7, Audi bëri të ditur se do të bëjë ndryshime që të arrijë një nivel të lartë të veturave luksoze, transmeton Telegrafi.
Ilustrimi se si do të dukej ky sedan sportiv, e shfaqë këtë model, si sedanin me dukjen më agresive, që Audi e ka prodhuar deri më tani.
Derisa platforma i ka mbetur e njëjtë, dritat, grilli dhe hapësirat për marrjen e ajrit i ajnë rritur në masë të madhe. Rrotat i ka unike, derisa i janë shtuar edhe pjesët që e rrisin frenimin.
Ka mundësi që Audi RS7 të shfaqet gjatë shtatorit në Frankfurt Auto Show, ndërsa sikur ta ketë këtë dukje do ishte shumë mirë. /Telegrafi/