Kompania ABT është e njohur për modifikimet që iu bën makinave, ndërsa puna që ka bërë me këtë rast është e pakrahasueshme.
Inxhinierët kanë punuar në RS6 Avant, duke e kthyer në një kryevepër ‘të egër dhe simpatike’ në të njëjtën kohë, raporton Car Magazine, transmeton Telegrafi.
Automobili me 730-kuaj fuqi, ofron edhe një lëvizje të shpejtë dhe komode, ndërsa pamja saj e jashtme është e mahnitshme.
Në fotografitë e plasuara më poshtë, mund të shihni këtë veturë e cila për momentin ndodhet në Kempten të Gjermanisë. Madje, Porsche raporton se kjo veturë do të kalojë xhiron e Nurembergut për tetë minuta. /Telegrafi/