Raportet thonë se Audi RS Q3 do t’i ketë 400 kuajfuqi, për të luajtur me to
Sapo e ka zbuluar SQ3 SUV krejtësisht të ri, ndërsa ka rrjedhur një dokument që e tregon aplikimin për një patentë, që do e bënte këtë model edhe më të fuqishëm, transmeton Telegrafi.
Në fotografitë e realizuara prej spiunëve, është parë një Q3 i ri, teksa testohej në pistën e garave në Nurburgring të Gjermanisë.
Në po të njëjtën pistë, është parë së fundmi edhe ajo që besohet të jetë RS Q3 i ri, krejtësisht nën shtresën për kamuflim.
Megjithatë, Audi nuk ia ka dalë t’ia fshehë sistemin e ri për nxjerrjen e gazrave, mbrojtëset e reja në të dy anët, si dhe përfundimet që i japin shumë agresivitet.
Madje, e ka krejtësisht të hapur grillin gjigant, që i mundëson ‘frymëmarrje’ të lirë, për freskimin e pjesës së brendshme. Më tutje në raport, thuhet se ky RS Q3 e ka nën kapak motorin me 2.5-litra që prodhon 400 kuajfuqi.
Përderisa thuhet se do të prezantohet gjatë nëntorit, nuk pritet të del në shitje deri në fund të vitit që vjen. /Telegrafi/