Kompania Audi ka lansuar disa fotografi, në të cilat duket modeli Quatro. Megjithatë, ky është vetëm një koncept meqë nuk dihet nëse makina që shihet do të jetë pikërisht modeli i cili do të prodhohet dhe do të jetë në dispozicion të klientëve.
Por, adhuruesit e ‘katër unazave’ megjithatë kanë mësuar se do të kthehet super-vetura Quatrro Sport, me një përbërje të brendshme shumë të mirë, transmeton Telegrafi.
Kjo makinë do të ketë motor V8 turbo-dyshe, e cila tërheq me 600 kuaj fuqi.
Në anën tjetër, trupi i punuar me fibra alumini, bën që të peshojë 1,200 kilogramë. /Telegrafi/