Çmim i arsyeshëm, fuqi të mëdha dhe më i shpejtë se paraardhësi
Modeli R8 RWS që do të lansohet në fillim të verës, do të trashëgojë të njëjtin motor 5.0-litra V10, sikur Coupe dhe Spider, transmeton Telegrafi.
Por, do të ketë dallime të dukshme, kur të del në shitje për çmimin bazë prej 113 mijë eurove.
Ky Audi nuk ka të bëjë aspak me atë që u prezantua më parë, apo konceptet me të cilat u krahasua, që u demantuan kategorikisht.
Me peshë prej 1,580 kilogramë, kjo veturë është për 105 kilogramë më e lehtë se Coupe V10.
Do të prodhojë 540 kuajfuqi, duke i mundësuar që shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë, ta arrijë për 3.7-sekonda, teksa lëvizë me shpejtësi maksimale prej 218 kilometrave në orë.
Ky edicion i limituar do të prodhohet në 999 njësi, prej të cilave 320 do të eksportohen në Shtetet e Bashkuara, ndërsa pjesa tjetër mbesin në Evropë. /Telegrafi/