Telegrafi

Audi R8 që dominoi në Le Mans para 20 vitesh, pritet të shitet për një çmim marramendës

Ky R8 i ka ndihmuar Audit, që të dominonte në këtë garë të zhvilluar në vitin para 20 vitesh

Vetura më e fuqishme në Le Mans, zakonisht është F1, por ndodhë që krahas saj të ketë edhe modele tjera të fuqishme, transmeton Telegrafi.

Në garën e Le Mans të zhvilluar në vitin 2000, vetura më e fuqishme ishte Audi R8 LMP900, që i mundësoi këtij, prodhuesi të dominonte, pasi arriti vendin e parë dhe u shpall kampion.

Me 600 kuaj fuqi, kjo makinë ka arritur që të lëvizte edhe me 340 kilometra në orë, por me kalimin e kohës, nuk mund t arrijë këtë nivel shpejtësie.

Por, megjithëse nuk është e shpejtë edhe  nuk është e përshtatshme për rrugë të zakonshme, të gjithë do të donin ta kishin këtë Audi në garazh.

Fiskens me bazë në Londër, që njihet për shitjen e makinave luksoze dhe ekskluzive, është në pronësi të kësaj R8 dhe ka vendosur ta vë në shitje.

Deri më tani, nuk është bërë e ditur se sa do të kushtojë, ndërsa pritet të shitet për një çmim marramendës që arrin mbi dy milionë euro. /Telegrafi/