Ky R8 i ka ndihmuar Audit, që të dominonte në këtë garë të zhvilluar në vitin para 20 vitesh
Vetura më e fuqishme në Le Mans, zakonisht është F1, por ndodhë që krahas saj të ketë edhe modele tjera të fuqishme, transmeton Telegrafi.
Në garën e Le Mans të zhvilluar në vitin 2000, vetura më e fuqishme ishte Audi R8 LMP900, që i mundësoi këtij, prodhuesi të dominonte, pasi arriti vendin e parë dhe u shpall kampion.
Me 600 kuaj fuqi, kjo makinë ka arritur që të lëvizte edhe me 340 kilometra në orë, por me kalimin e kohës, nuk mund t arrijë këtë nivel shpejtësie.
Por, megjithëse nuk është e shpejtë edhe nuk është e përshtatshme për rrugë të zakonshme, të gjithë do të donin ta kishin këtë Audi në garazh.
Fiskens me bazë në Londër, që njihet për shitjen e makinave luksoze dhe ekskluzive, është në pronësi të kësaj R8 dhe ka vendosur ta vë në shitje.
Deri më tani, nuk është bërë e ditur se sa do të kushtojë, ndërsa pritet të shitet për një çmim marramendës që arrin mbi dy milionë euro. /Telegrafi/