Telegrafi

Audi Q8 do të shitet me çmim fillestar prej 76,300 eurove (Foto)

Kjo kupe që lansohet fillimisht në Gjermani, do të ketë çmimin fillestar prej 76,300 euro

Audi e ka hapur librin e porosive për modelin Q8, së paku për tregun në Gjermani, transmeton Telegrafi.

Kjo nuk vlen për tërë Evropën, ndërsa brenda disa muajve nuk do të ketë mundësi të porositet në Shtete e Bashkuara.

Me çmimin prej 76,300 eurove, Audi po konsiderohet mjaft dorëlirë, ndërsa goditës i fuqishëm për kupenë Mercedes-AMG GLE, që është pak më i shtrenjtë.

Ky model 50 TDi e ka motorin gjysmë hibrid me 3.0-litra, që prodhon 286 kuajfuqi.

Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e zë për 6.3-sekonda, ndërsa ka shpejtësi maksimale prek 245 kilometrave në orë.

Pritet që si opsion, ta ketë edhe motorin TFSI të huazuar nga Q7, që prodhon 333 kuajfuqi, i cili i mundëson që për 5.7-sekonda të kalojë etapën prej zero deri në 100 kilometra në orë. /Telegrafi/