Sipas Gerno Dolner, prodhuesit të njohur të veturave Audi, brendi po konsideron të vonojë prezantimin e modeleve të reja elektrike, nga frika e “mposhtjes” së brendeve të tjera.
“Së pari duhet të trajtojë situatën më mirë, përpara se të marrë një vendim për zgjerimin e ofertës”, tha Dolner.
Fillimisht, Audi ka njoftuar se do t’i prezantonte 20 modele të reja deri në vitin 2026, dhjetë prej të cilave do të ishin plotësisht elektrike. Ndërkohë, seria e vonuar e Q6, pritet të arrijë në tremujorin e dytë të vitit 2024.
Audi po planifikon të prezantojë një model tërësisht elektrik vitin e ardhshëm, së bashku me dy modelet e motorëve SUS.
Gjatë kohës që në treg po vijnë veturat e reja kineze elektrike me teknologji dhe çmime tërheqëse, brendet gjermane të automobilave po përballen me ndryshime në rregullore në lidhje me heqjen e motorëve SUS.
Dolner theksoi se, qëllim kryesor ka që Audi të jetë lojtar i rëndësishëm edhe në segmentin e veturave elektrike. /Telegrafi/