Audi po rinovon linjën e saj.
Ajo prezantoi një A5 të ri vitin e kaluar, duke zëvendësuar A4.
Dhe tani është bërë e ditur çmimi i modelit të ri A5, përcjell Telegrafi.
A5 2025 do të kushtojë 47,000 euro.
Audi A4 kishte 261 kuaj fuqi dhe i nevojiteshin 5.2 sekonda për të arritur 96 km/h.
A5 i ri është pak më i fuqishëm, por është më i ngadalshëm pasi për të arritur 96 km/h i duhen 5.4 sekonda.
Ndryshe, marka e njohur ka gjithashtu një S5 të ri por nuk e ka bërë publik ende çmimin e tij. /Telegrafi/