Site icon Telegrafi

Audi njofton ndalimin e prodhimit të dy modeleve

Modelet me dy dyer A5 Coupe dhe Cabriolet të Audi janë “zhdukur” nga linja.

Bëhet e ditur se për vitin 2025, Audi do të shesë vetëm A5 Sportback më praktik, me pesë dyer.

Ky veprim vjen si përpjekje e markës gjermane për të përmirësuar serinë e saj dhe për ta rritur konkurrencën.

Zakonisht, vendimi për të hequr gradualisht veturat më të vjetra është për shkak se gjenerata e ardhshme është në prag, përcjell Telegrafi.

Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë fotografi të A5 të ri me dy dyer.

Gjithashtu, është e paqartë nëse Audi do të prodhojë një tjetër coupe ose kabriolet.

Por, ka imazhe të A5 Sportback dhe A5 Avant.

Të mos harrojmë, Audi ka ndërprerë prodhimin edhe të TT dhe R8, si modele mjaft të veçanta.

Ndërkohë, A3 Cabriolet është larguar nga formacioni për shumë vite. /Telegrafi/

Exit mobile version