Pamjet e para tregojnë se ngjanë shumë me A8
Pak ditë kanë mbetur deri në fillimin e Geneva Auto Show 2018 dhe shumë prodhues i kanë bërë gati modelet e reja, për tregun e ashpër që po zhvillohet me rivalitet të madh, transmeton Telegrafi.
Derisa shumica, pritet të shfaqin bisha me metale nga fibrat e karbonit, Audi po duket të jetë shumë më normal. Tashmë është gati gjenerata tërësisht e re e modelit A6, ndërsa kompania që ka nisur ‘numërimin së prapthi’ shfaqi disa pjesë të kësaj makine.
Videoja e postuar në internet nën thurjen #AudiGIMS, tregohen vetëm disa elemente, që ngjajnë shumë me modelin A8, që lansohet gjatë vitit që vjen.
Gjenerata e re Audi A6, do t’i trashëgojë risitë nga A7 siç është nivelit tretë i vetë-vozitjes dhe ekrane të shumta para shoferit. Motori që mbushet me shpejtësi dhe hibridi prej 48-vatësh, pritet që po ashtu të jenë të parashikuara. /Telegrafi/