Nëse është lajm i vërtetë, mund të jetë befasi shumë e madhe
Prodhuesi gjerman Audi, nuk dëshiron të mbetet prapa në sferën e makinave elektrike, transmeton Telegrafi. Tesla e ka dëshmuar që është një prodhues i fuqishëm, që po sjell EV të mirë, efikas dhe me dukje të mirë.
Këtë e ka mësuar mirë Audi dhe është duke punuar gjatë për e-tron që do ta prezantojë në pranverë, por kjo nuk është e tëra.
Duket se këtyre modeleve, do t’ia shtojë edhe një makinë sportive, që sipas të gjitha gjasave do të quhet e-tron S.
Motor Authority raporton se është duke u punuar në mënyrë intensive, që e-tron Sport të jetë një SUV edhe më i fuqishëm, që do të mund të prezantohej në fund të vitit që vjen.
Të mos mbetet anash, as e-tron GT që u prezantua si koncept në LA Auto Show, por që nuk dihet nëse do ta shohim të prodhuar ndonjëherë. /Telegrafi/