Modeli A3 me tavan të hapur, më nuk do të jetë në dispozicion
Të gjithë ata që duan ta hapin pjesën e sipërme të Audi A3 dhe të bëjnë një xhiro nëpër mot të nxehtë, kanë mundësi vetëm edhe me modelin aktual, transmeton Telegrafi.
Kur të jetë kryer prodhimi i A3, më nuk do të jetë në dispozicion ky model shumë i pëlqyeshëm, meqenëse Audi do at largojë përgjithmonë.
Deri më tani, modelet me tavane të hapura ishin A3, A5 dhe S5, ka i përket sedanëve me katër ulëse.
Rënia në masë të madhe e kërkesës për A3, ka bërë që Audi ta konsiderojë largimin. Shitja e 18 mijë njësive të A3 më 2018, është vetëm gjysma e shitjeve më 2015 kur u shitën 36 mijë.
Largimi i A3, mendohet se mund të zëvendësohet me një makinë tjetër shumë më të fuqishme dhe të mirë. /Telegrafi/