Site icon Telegrafi

Audi krijon modelin R8 Plus, më të mirë se Lamborghini Hurracan? (Foto)

Origjinali Audi R8 është një super-veturë praktike dhe jo e shtrenjtë, që e ka revolucionarizuar sferën e automobilizmit. Megjithatë, motori me 4.2-litra V8 nuk është aq i shpejtë.

Por tani gjithçka ka ndryshuar, pasi Audi e ka prodhuar versionin e ri me 5.2-litra V10, transmeton Telegrafi.

Kjo veturë e re me 602-kuaj fuqi është më e fuqishme, ka vend më shumë për udhëtarët, si dhe është më e lirë se Lamborghini i shtrenjtë.

Deri më tani, R8 është cilësuar paska i mërzitshëm në krahasim me super-veturat tjera, por me disa shtesa që janë bërë në versionin Plus, gjërat kanë ndryshuar.

Ekspertët e veturave, i kanë vlerësuar lartë ndryshimet e bëra, teksa e kanë komentuar si më të mirë se Hurracan.

Në anën tjetër, entuziastët e veturave janë marrë me krahasimet që kanë këto modele, të cilat tregojnë se R8 Plus është shumë më e mirë se makina e prodhuesit italian. /Telegrafi/

 

Exit mobile version