Telegrafi

Audi kalon nëpër rrugën e mbushur me ujë, por dy BMW dhe një Chevrolet mbesin (Video)

Është hedhur në internet një video e shkurtër, që nuk dihet se ku është filmuar, e cila tregon për tri vetura që kanë ngecur në një rrugë të mbushur me ujë.

Megjithëse janë makina të fuqishme dhe shumë të qëndrueshme, dy BMW kanë mbetur në mes dhe nuk mund të lëviznin, transmeton Telegrafi.

Këtë fat e ka pasur edhe një Chevy Tahoe SUV, që ishte duke shkuar në drejtim tjetër.

Mirëpo, njëjtë nuk ndodhë edhe me Audi Quattro AWD, që kalon nëpër pellgun e ujit dhe del në anën tjetër sikur mos të ketë ndodhur asgjë.

“Vetëm kamioni mund të krahasohet me Audi, sepse është i fuqishëm dhe nuk i shkaktohet asnjë problem”, është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/