Site icon Telegrafi

Audi feston 25 vjetorin e makinës sportive RS, me gjashtë modele të reja që lansohen gjatë këtij viti

Të gjitha modelet do të lansohen gjatë këtij vitit, përfshirë edhe dy tërësisht të reja

Në vitin 1994, Audi e ka lansuar modelin RS2 nga linja e makinave sportive RS, derisa tani që janë bërë 25 vjet, do të festohet me shumë stil, transmeton Telegrafi.

Gjatë kësaj kohe, modelet më të kërkuara në treg kanë qenë RS5, RS5 Sportback, RS3 dhe TT RS, si dhe i fundit që është rifreskuar RS7. Në përvjetorin e kësaj makine të suksesshme, brenda këtij viti planifikohen të lansohen edhe gjashtë modele të reja, dy prej tyre të reja në tërësi.

“Secili model RS, sjellë shumë pasion, që përshtate mirë me përformancën e lartë. Për 25 vite, iu kemi ofruar klientëve, që të ketë vozitje të përditshme, me kënaqësinë më të madhe” ka thënë drejtori i Audi RS.

Deri më tani, është bërë e ditur se do të pritet lansimi i TT RS, RS5 Sportsback, RS Q3 i ri, gjenerata e re e RS7 dhe RS6.

Meqenëse  vetëm një ka mbetur sekret, pritet që të jetë shumë më ndryshe, me fuqi të lartë, teknologji moderne dhe dukje të mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version