Site icon Telegrafi

Audi e-tron që prezantohet në fund të muajit, bateritë mund t’i mbushen nëpërmjet prizës së zakonshme të rrymës (Foto)

Mjafton të keni rrymë dhe bateritë e modelit e-tron, mund t’i mbushni nëpërmjet prizës së zakonshme të shtëpisë

Kanë mbetur vetëm edhe dhjetë ditë, kur Audi e prezanton modelin e-tron, të pasin SUV të elektrizuar, transmeton Telegrafi.

Makina do të mbushet me energji nëpërmjet prizës së zakonshme të rrymës, fal “ndërveprimit inteligjent të sistemit elektrik të shtëpisë” dhe “ngarkimin e përputhur me koston” në mënyrë që të lehtësojë mbushjen e baterive, në një kohë kur ende nuk është zhvilluar si duhet rrjeti i pikave mbushëse.

“Klienti nuk do të ketë komplikime, por vetëm ta vë shtegun në prizë. Duam që kjo veturë të jetë njësh me shtëpitë e sofistikuara dhe përdoruesi të ndjehet sa më rehat, madje edhe të lidhet me WiFi” ka thënë Fermin Soneira, udhëheqës i prodhimit në Audi.

Në arritjen e këtij sistemi, është bashkëpunuar me kompani serioze dhe profesionale, që kanë mundësuar që energjia që përdoret në amvisëri, të shërbejë edhe për bateritë e këtij EV.

Pa asnjë problem, makina mund të mbushet edhe me energjinë, që mblidhet prej paneleve diellore. Modeli e-tron pritet të ketë 95 kWh, ndërsa em një mbushje të lëvizë për 400 kilometra. Megjithatë, të gjitha detajet zyrtare do t’i mësojmë më 30 qershor, kur do të prezantohet në Bruksel. /Telegrafi/

Exit mobile version