Telegrafi

Audi E-Tron me më pak kuaj fuqi, do të ketë çmim shumë më të lirë

Kjo makinë e fuqishme elektrike, nuk vjen edhe lirë, por do të ketë ndryshime në të ardhmen

Shumë gjëra pëlqehen te Audi E-Tron, mirë çmimi fillestar prej 67 mijë eurove, është mjaft i lartë, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, në të ardhmen kjo mund të ndryshojë, meqë do lansohet një version me çmim shumë më të lirë, megjithëse me më pak kuaj fuqi dhe shpejtësi më të ulët.

Derisa versioni aktual i E-Tron prodhon 402 kuaj fuqi, në versionin më të lirë, nuk do të letë mbi 308 kuaj fuqi.

Bateria do të ketë kapacitet më të ulët, është 71 kWh, deri në modelin që është tani në treg bateria i ka 95 kWh. Në këtë formë, autonomia është zbritur në 300 kilometra, prej 415 kilometra sa ka në tjetrin.

Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, do ta arrijë për shtatë sekonda, ndërsa në modelin origjinal kjo do bëhej për 5.7 sekonda.

Ata që e duan shpejtësinë, në versionin e lirë nuk mund të arrijnë më shumë se 190 kilometra në orë, gjë që Audi E-Tron e mundëson deri në 200 kilometra në orë. Por, nuk është larguar mundësia, që për 30 minuta, të mbushet 80 për qind e baterisë.

Lirimi i çmimit të Audi E-Tron, pritet të ndodhë gjatë vitit që vjen, megjithëse nuk dihet se për sa do të jetë më i ulët, ndërsa makina në përgjithësi pritet ta ketë të njëjtin kualitet të mirë. /Telegrafi/