Site icon Telegrafi

Audi bashkon forcat me Sauber për debutimin në Formula 1

Audi ka përzgjedhur Sauber si ekipin me të cilin do të debutojë në Formula 1 nga sezoni 2026.

Në një marrëveshje të shumëpritur, gjiganti gjerman i makinave do të blejë një aksion te kompania zvicerane.

Audi është duke projektuar një motor për hyrjen e tij, që përkon me prezantimin e rregulloreve të reja të Formulës 1 për njësinë e fuqisë për vitin 2026, raporton BBC, përcjell Telegrafi.

Sauber do të garojë në vitin 2024 dhe 2025 me furnizuesin aktual të motorit, Ferrari.

Finn Rausing, kryetar i bordit të drejtorëve të Sauber, tha: “Audi është partneri më i mirë strategjik për Sauber Group.

“Është e qartë se ne ndajmë vlera dhe një vizion dhe presim me padurim arritjen e qëllimeve tona të përbashkëta në një partneritet të fortë dhe të suksesshëm”. /Telegrafi/

Exit mobile version