Linja të lëmuara dhe shumë hapësirë në pjesën e brendshme, kjo e bën A6 Avant shumë më të mirë se rivalët
Modeli i bazuar në gjeneratën C8, ishte prezantuar për herë të parë në Gjenevë, ndërsa me kalimin e kohës nisën të bëhen të ditura edhe detaje shtesë, derisa Audi nuk shpërndau edhe disa imazhe zyrtare, transmeton Telegrafi.
Bien në sy linjat e lëmuara, pjesa e tërësishme e tavanit si dhe hapësira e madhe në pjesën e prapme, për çfarë do që dëshironi të grumbulloni.
Po që se shtrihen ulëset e prapme, bashkë me gepekun krijohet hapësira prej 1.6 metra kub, që është njëjtë sa kapaciteti i Q5.
Por me 148 centimetra lartësi, nuk është as afër lartësisë që ka një crossover. Konstrukti i veçantë që është aplikuar te A6 Avant, ka bërë që të jetë i ulët, por me hapësirë të madhe për këmbë dhe bagazh.
Në këtë formë, i ka mposhtur me lehtësi rivalët nga segmenti i karavanëve si BMW 5 Series Touring, Mercedes E-Class Estate, Jaguar XF Sportbake dhe Volvo V90. /Telegrafi/