Site icon Telegrafi

Audi A4 është lansuar për të rivalizuar me BMW X3 Series (Foto)

Sedani i fuqishmëm ka pësuar përditësime të mëdha, që të jetë edhe më i kërkuar në treg

Qetësia në botën e automobilizmit, është trazuar nga lansimi i gjeneratës së pestë të Audi A4, transmeton Telegrafi.

Verzionin në të cilin po punon prej vitit 2015, kompania gjermane e lansoi pikërisht në kohën kur u shfaq në treg edhe BMW X3 Series, me të cilin ka ngjashmëri të mëdha.

Megjithëse nuk ka pësuar ndryshime rrënjësore, A4 i ri ka përditësime të mëdha, që të jetë i kërkuar në treg dhe për t’i bllokuar hapësirën rivalit.

Pas një kohe të gjatë punimesh, Audi e ka sjellë modelin e ri të A4 në tri verzione, si sedan, Allroad dhe Avant.

Vetëm tavani duket se i ka mbetur i njëjti, meqë pjesa e përparme, pasme dhe të gjitha panelet anësore kanë ndryshuar.

Grilli është vendosur shumë më poshtë, ndërsa mund të arrijë në tri formate të ndryshme, sa i përket poicionimit të metaleve të brendshme.

Ndryshimet kryesore janë nën kapak, ku ndodhet motori hibrid i elektrifikuar që prodhon deri në 48-volt. Varësisht nga dëshira, mund të kërkohet me 147 deri në 342 kuaj fuqi.

Të intersuarit për Audi A4, mund ta porosisin me çmim fillestar prej 35,900 eurove, apo me pakon e plotë që arrin deri në 53,300 euro. /Telegrafi/

Exit mobile version