Telegrafi

Aubrey Plaza zbulon se Kristen Stewart u infektua me COVID-19 në xhirime të filmit “Happiest Season”

Derisa COVID-19 ka pushtuar gjithë botën, Aubrey Plaza tregon se Kristen Stewart ka kontraktuar virusin gjatë xhirimeve të filmit “Happiest Season”.

Plaza, 36 vjeçare, është paraqitur në një intervistë në “The Late Show” me Stephen Colbert, për të promovuar filmin e saj “Black Bear”.

Ajo zbuloi se, teksa po xhironin filmin “Happiest Season” në Pittsburgh këtë shkurt, Steëart ishte një prej atyre që u infektua, edhe pse Plaza nuk përfshihej këtu.

Foto: YouTube

“COVID-19 ishte në xhirimet tona, Kristen u sëmur. Mirë, ne nuk e dinim”, tha Aubrey.

Ajo shtoi, “Shumë nga njerëzit u sëmurën. Ishte java e fundit e shkurtit”, ndërsa nuk zbuloi se kush tjetër u infektua nga seti.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kristen Stewart

“Ishte koha kur njerëzit filluan të flisnin për coronavirus, por ishin duke bërë shaka me të, askush nuk e dinte se sa serioz ishte”.

Foto: CBS

“Kur unë po lija xhirimet dhe po shkoja në aeroport më 29 shkurt, i thash njërit prej transportuesve, “A duhet të shqetësohem për virusin? Çfarë po ndodh?”, tha ajo.

Ai u përgjigj, “Ai është këtu, ai ishte për një kohë në Pittsburgh”. /Telegrafi/

Foto: CBS