Site icon Telegrafi

“Aubameyang vlen 150 milionë euro dhe jo Pogba”

Lothar Matthaus i ka bërë me dije Borussia Dortmundit se nuk duhet ta lëshojnë sulmuesin e tyre me çmim të lirë.

Ish-mbrojtësi dhe kapiteni gjerman ka deklaruar për mediat gjermane se Pierre Emerick-Aubameyang është futbollistë që duhet të shitet 150 milionë euro.

Kjo pasi sulmuesi i klubit gjerman është futbollist që e bën diferencën, për dallim nga mesfushori, Paul Pogba, që u pagua mbi 100 milionë dhe nuk e bën këtë.

Lexo po ashtu PSG, 100 milionë për Aubameyangun

“BVB do të duhet të marrë së paku 150 milionë euro nga shitja e Aubameyang”, ka thënë fillimisht Matthaus, përcjell Telegrafi.

“Kjo për shkak se ai është një lojtar i cili e bën diferencën. Pogba nuk e bën atë”, ka përfunduar legjenda gjermane. /Telegrafi/

Exit mobile version