Sulmuesi nga Gaboni, Pierre-Emerick Aubameyang është ende në kërkim të një largimi nga klubi anglez, Arsenali.
Kapitenit 31-vjeçar i ka mbetur vetëm edhe një vit në marrëveshjen e tij aktuale në Emirates dhe thuhet se kërkon 250 mijë funte në javë në kontratën e re.
Aubameyang aktualisht fiton 180 mijë funte në javë në kontratën e tij dhe negociatat besohet se po shkojnë në drejtimin e duhur.
Por, sipas Fabrizio Romano të mediumit Sky Italia, ylli i Gabonit do të nënshkruajë rinovimin në javët e ardhshme vetëm nëse ekipet tjera të interesuara nuk bëjnë ofertë zyrtare.
Sulmuesi i Topçinjve ka qenë i lidhur fort me një transferim në Barcelona, Chelsea ose Real Madrid për një çmim të ulët rreth 20 milionë funte.
Largimi nga Emirates është ende në kartat e tij nëse nuk plotësohen kushtet e vendosura në kontratën e re. /Telegrafi/