Site icon Telegrafi

Aubameyang thumboi Arsenalin para derbit, por Magalhaes e ‘turpëroi’ gabonezin

Gabriel Magalhaes e ka thumbuar ashpër Pierre-Emerick Aubameyangun pas fitores 1-0 të Arsenalit kundër Chelseat të dielën pasdite në “Stamford Bridge”.

Topçinjtë siguruan tre pikët falë fituesit të Gabrielit në pjesën e dytë. Ishte një fitore e madhe për skuadrën e Mikel Artetës, pasi ata janë rikthyer në krye të tabelës së Ligës Premier – vetëm 24 orë pasi Manchester City i zhvendosi ata në vendin e dytë.

Të gjitha bisedat para ndeshjes ishin për takimin e parë të Aubameyang kundër Arsenalit që kur u lirua në shkurt.

Reprezentuesi i Gabonit ndezi derbin me deklaratën e tij, pasi tha: “Arsenal, nuk është asgjë personale… Jam kthyer, jam Blu, jam gati – le të shkojmë”.

Dhe duket se mesazhi i Aubameyangut u vu re nga ish-shokët e tij të skuadrës. Brenda një ore nga fitorja e Arsenalit, Gabriel shkroi në Tëitter për të shkruar, “Asgjë personale, Londra është e kuqe”.

Shumë tifozë të Arsenalit dyshuan se komentet e Aubameyangut para ndeshjes do t’i jepnin skuadrës së tyre motivim për të fituar ndeshjen e së dielës pasdite, por ja që ish-bashkëlojtarët u hakmerren. /Telegrafi/

Exit mobile version