Telegrafi

Aubameyang thuhet se i ka thënë “po” transferimit befasues te Unitedi

Pierre-Emerick Aubameyang thuhet se ka thënë “po” një transferim befasues nga Arsenali tek rivalët e Manchester Unitedit.

Sulmuesi i Arsenalit ka qenë i lidhur me një transferim shokues te Unitedi si një zëvendësim i mundshëm për Romelu Lukaku, i cili pritet të largohet drejt Interit.

Sipas gazetës italiane Tuttosport, 30-vjeçari Aubameyang është i hapur për të lënë Arsenalin për Manchester Unitedin.

Lexo po ashtu Unitedi përgatit ofertë për Aubameyang

Aubameyang u bashkua me Arsenalin nga Borussia Dortmund në janar të vitit 2017 dhe ai ka shënuar 32 gola në Ligën Premier.

Ai shënoi 22 gola në sezonin e kaluar, duke ndarë Këpucën e Artë me dyshen e Liverpoolit, Sadio Mane dhe Mohamed Salah.

Por, duket se karrierës së tij i ka ardhur fundi në Londrën e Veriut dhe lojtari mund të zbarkojë në Old Trafford.

Arsenali pagoi shifrën rekord prej 56 milionë funtesh për të blerë Aubameyangin, ndërsa thuhet se do të kërkojmë një tarifë të ngjashme nga rivalët e tyre.

Aubameyang ka shkëlqeyer me fanellën e Arsenalit (Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

Lajmi në lidhje me të ardhmen e Aubameyang ka shumë ngjashmëri me Robin van Persie i cili u largua nga Arsenal për United në 2012 dhe Andy Goldstein nga talkSPORT beson se Unitedi janë të interesuar seriozisht në sulmuesin e Gabonit.

Lexo po ashtu Arsenali synon t'i 'blindojë' dy sulmuesit me kontrata të reja të përmirësuara

“Unë kam dikë brenda klubit të Unitedit. Dikush nga brenda që shpeshherë më thoshte thashetheme”.

“Do të thosha se ai ka një raport shumë të lartë, 75-25. Ai më ka thënë shumë gjëra që kanë ndodhur, jo vetëm te Unitedi, por edhe në klubet e tjera”.

“Ai më tregoi për Anthony Martial, dy ditë para se Unitedi ta afronte.  Ai më ka thënë se Unitedi janë të interesuar në Aubameyang”, ka thënë Goldstein. /Telegrafi/