Site icon Telegrafi

Aubameyang pensionohet nga kombëtarja e Gabonit, shpjegon arsyet dhe falënderon të gjithë

Sulmuesi i Barcelonës, Pierre-Emerick Aubameyang ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli ndërkombëtar apo më saktë me kombëtaren e Gabonit.

32-vjeçari luajti 72 herë për Gabonin dhe është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave me 30 gola.

Megjithatë, ish-sulmuesi i Borussia Dortmundit dhe Arsenalit ka vendosur të pensionohet nga kombëtarja.

Federata e Futbollit të Gabonit konfirmoi se mori një letër nga Aubameyang të martën, duke u informuar për vendimin e tij.

“Pas 13 vitesh krenarie në përfaqësimin e vendit tim, njoftoj se po i jap fund karrierës sime ndërkombëtare”, ka shkruar fillimisht 32-vjeçari në një letër të hapur drejtuar tifozëve të Gabonit.

“Unë do të doja të falënderoja popullin gabonez dhe të gjithë ata që më kanë mbështetur në kohët e mira si dhe në ato të këqija”.

“Do të mbaj shumë kujtime të mira si dita kur bëra debutimin tim në romnisports, apo ditën kur u ktheva nga Nigeria me Topin e Artë të Afrikës”.

“Dëshiroj gjithashtu të falënderoj të gjithë trajnerët e mi, stafin dhe lojtarët që kam hasur gjatë kësaj karriere”.

“Së fundi, falënderoj babanë tim që më dha dëshirën të bëj si ai, duke shpresuar ta kem bërë krenar duke veshur ngjyrat tona”, përfundoi sulmuesi letrën e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version