Sulmuesi i Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang ka thënë se qëllimi kryesor në karrierën e tij është që një ditë të luajë për Real Madridin, dhe se ky është i vetmi klub që mund ta bindë që ta lë Signal Iduna Parkun.
Ai ka thënë se i ka premtuar gjyshit të tij se një ditë do të luajë për Real Madridin.
“Këtë vit nuk do të largohem. Por, i vetmi klub për të cilin mund ta lija Dortmundin është Real Madridi. Nëse ata nuk më kërkojnë atëherë nuk do të largohem. Gjyshi, babai i nënës sime, gjithmonë kishte dëshiruar që të luaja në Spanjë. Dy vjet më parë, kur ai vdiq, i kam premtuar se një ditë do të luaj për Realin, dhe jam duke punuar shumë që të arrijë qëllimin”, është shprehur sulmuesi nga Gaboni për ZDF, transmeton Koha.net.
Për Aubameyang kanë shprehur interesim klubet angleze e italiane, por është i lidhur edhe me një kalim në Spanjë.